Bota

TRONDITËSE në Itali! Vajza gjen trupin e dekompozuar të së ëmës brenda një sënduku në shtëpi

Prokuroria hapi dosjen për këtë çështje dhe urdhëroi sekuestrimin e trupit, i cili pas ekzaminimit të parë në vend u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të spitalit të Kazertës, ku do të kryhet autopsia.

10 Dhjetor 2023, 20:36 Nga r.ll
TRONDITËSE në Itali! Vajza gjen trupin e dekompozuar të së
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku trupi i 77-vjeçares, Concetta Infante, u gjet i pajetë brenda në një shtëpi në Mondragone, në provincën e Casertas. 

Sipas mediave italiane, trupi është gjetur në një sënduk të mbyllur me shirit ngjitës, brenda dhomës së gjumit, e cila u zbulua nga njëra prej vajzave të viktimës një natë më parë. E tmerruar vajza lajmëroi urgjencën, por e ëma ishte tashmë pa shenja jete. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Prokuroria hapi dosjen për këtë çështje dhe urdhëroi sekuestrimin e trupit, i cili pas ekzaminimit të parë në vend u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të spitalit të Kazertës, ku do të kryhet autopsia.

Gruaja që gjeti trupin, e cila jeton në një qytet tjetër, u kthye në shtëpi pasi prej disa kohësh nuk kishte mundur të kontaktonte nënën e saj. 77-vjeçari jetonte në atë shtëpi me vajzën tjetër, e cila u intervistua nga hetuesit.

Për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndonëse mund të jetë për shkaqe natyrore. Po hetohet edhe pista e vrasjes dhe tentativa për të fshehur trupin. Në bazë të gjendjes së trupit të viktimës, i cili ishte në gjendje të avancuar dekompozimi, e moshuara mund të ketë ndërruar jetë para disa javësh.

 

itali

Sondazh

Poll