Bota

Ministri i Jashtëm i Rusisë: Luftën në Ukrainë e sollën Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sipas tij, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskyy, kishte një shans në mars dhe prill 2022 për të arritur një marrëveshje mbi bazën e neutralitetit ukrainas, por SHBA dhe Britania e Madhe e refuzuan atë.

10 Dhjetor 2023, 19:21 Nga A.TH
Ministri i Jashtëm i Rusisë: Luftën në Ukrainë e
sergei lavrov

DOHA- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi sot se u takon ukrainasve të kuptojnë se situatën që ata po kalojnë janë fajtore Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në një konferencë në Doha, ai tha se lufta në Ukrainë nuk ishte një luftë e zgjedhur, ishte një luftë që nuk mund të shmangej për shkak të viteve që Amerika përpiqej të minonte kulturën dhe gjuhën ruse në Ukrainën lindore, raportojnë mediat e huaja.

“E gjithë kjo është anuluar. Nuk ishte një luftë e zgjedhur ku njerëzit tuaj po shfarosen fizikisht dhe kjo po ligjërohet,” tha Lavrov.

Sipas tij, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskyy, kishte një shans në mars dhe prill 2022 për të arritur një marrëveshje mbi bazën e neutralitetit ukrainas, por SHBA dhe Britania e Madhe e refuzuan atë.

Ai tha se Rusia kishte mundur dy herë fuqitë e huaja, përfshirë Napoleonin dhe Gjermaninë. Ai pretendoi se Rusia tashmë ishte bërë shumë më e fortë dhe do të ishte më e fortë kur të përfundonte lufta. I pyetur nëse Rusia dëshiron që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, ai tha se e respekton votën e popullit amerikan.

sergei lavrov lufta ne ukraine

Sondazh

Poll