Bota

Stuhia Fergus "mbërthen" Irlandën, shkatërron shtëpi dhe makina

Oficerët në Irlandë thanë se fshati Leitrim ishte mbyllur, ndërsa shërbimet e urgjencës iu përgjigjën një incidenti.

10 Dhjetor 2023, 19:04 Nga A.TH
Stuhia Fergus "mbërthen" Irlandën, shkatërron
pasojat e stuhise fergus

IRLANDË- Stuhia Fergus që përfshiu Irlandën shkaktoi dëme të mëdha materiale për shkak të erërave të forta dhe shirave të dendur.

Shtëpitë dhe makinat janë dëmtuar rëndë, ndërsa policia i bëri thirrje njerëzve që të shmangë zonën pasi një tornado e mundshme goditi një fshat irlandez, raportojnë mediat e huaja.

Oficerët në Irlandë thanë se fshati Leitrim ishte mbyllur, ndërsa shërbimet e urgjencës iu përgjigjën një incidenti. Ata shtuan se nuk kishte raportime për persona të lënduar rëndë, por pamjet në mediat sociale dukeshin se tregonin një tornado që po përhapej dhe u shpërndanë fotografi të automjeteve dhe ndërtesave të dëmtuara si pasojë e tij. Një banore, Eileen Gibbons, tha se ishte një mrekulli që askush nuk u lëndua keq.

“Ju lutemi shmangni zonën dhe jini të durueshëm derisa shërbimet e urgjencës merren me incidentin”, shtoi zëdhënësi i policisë, ndërsa dëshmitë e njerëzve që u ndodhën mes stuhisë bëjnë të ditur se janë dëmtuar shtëpi e makina.

Kjo pason paralajmërimet se stuhia Fergus, stuhia e dytë e emëruar nga sinoptikanët në Irlandë këtë fundjavë do të sjellë erëra të forta, si dhe reshje të mëtejshme shiu të dielën në mbrëmje. Met Office ka vendosur paralajmërime të verdha shiu për një pjesë të Skocisë dhe Anglisë veriore. Të shtunën, stuhia Elin solli erëra të forta dhe rrebeshe të mëdha në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

stuhia fergus

Sondazh

Poll