Bota

Mossad-i ndihmoi Qipron të parandalonte sulmin iranian kundër hebrenjve

Qeveria izraelite shprehu shqetësimin për atë që ajo e sheh si përdorim iranian i Qipros veriore të kontrolluar nga Turqia si për objektiva terrorizmi ashtu edhe si një zonë operacionale dhe tranzite.

10 Dhjetor 2023, 18:14 Nga A.TH
Mossad-i ndihmoi Qipron të parandalonte sulmin iranian kundër
foto ilustruese

IZRAEL- Inteligjenca izraelite ndihmoi Qipron të parandalonte sulmin iranian kundër objektivave hebreje në ishull. Madje Shërbimi i Inteligjencës në Izrael bëri me dije se Qipro veriore, e cila kontrollohet nga Turqia, po përdoret nga Irani për qëllimet e veta.

Mediat e huaja raportojnë se Mossad e ndihmoi Qipron të parandalonte një sulm të urdhëruar nga Irani kundër izraelitëve dhe hebrenjve në ishull. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Qeveria izraelite shprehu shqetësimin për atë që ajo e sheh si përdorim iranian i Qipros veriore të kontrolluar nga Turqia si për objektiva terrorizmi ashtu edhe si një zonë operacionale dhe tranzite. Dhe sipas zyrës së Netanyahut, komplote të tilla ishin në rritje që kur shpërtheu lufta në Gaza.

Teherani është në qendër të kritikave të paralajmërimeve që vijnë nga Izraelit dhe SHBA. Marrëdheniet mesa dy vendeve janë të tensionuara, pasi SHBA e ka akuzuar Iranin se është arktitekti isulmeve që kryhen në Irak në bazat amerikane. Nga ana tjetër, Teherani njihet si mbështetës i rebelëve Houthi, të cilët me nisjen e konfliktit në Rripin e Gazës, sulmojnë anije, kryesisht ato që shkojnë drejt Izraelit.

mossad qipro

Sondazh

Poll