Sport

Araujo i thotë 'Jo' Bayernit për në dimër...

Qendërmbrojtësi uruguajan është tunduar nga gjiganti gjerman, por tani është i fokusuar te Barça. Bavarezët kanë një propozim tërheqës sportiv dhe ekonomik.

10 Dhjetor 2023, 10:20 Nga DOSJA
Araujo i thotë 'Jo' Bayernit për në dimër...
Mbrojtësi Ronald Araujo do të luajë me maskë, pasi është dëmtuar ne mollëza

GJERMANI - Bayern Munich dhe trajneri i tij, Thomas Tuchel, po bëjnë gjithçka për Ronald Araujo (24 vjeç). Dhe siç njoftoi dje kanali televiziv 'Sky Sports Germany', të premten ka patur një telefonatë mes Tuchel, Christoph Freund (drejtor sportiv i Bayern) dhe vetë Araujo, ku trajneri gjerman i ka thënë mbrojtësit të Barçës, se ai e dëshiron atë që tani, për të forcuar ekipin e tij.

Sipas informacioneve të sipërpërmendura, Tuchel do t'ia kishte bërë të qartë uruguajanit se e dëshiron urgjentisht, mundësisht në dimër ose, për tgë mos e lënë për verën e ardhshme dhe çfarëdo kostoje. Urgjenca e trajnerit gjerman mund të shkaktohet nga dëmtimi i De Ligt, i cili nëntorin e kaluar pësoi një çarje të pjesshme të ligamentit të brendshëm në gjurin e djathtë.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, autori i lajmit në fjalë, Bayern Munich është i gatshëm t'i paguajë Barcelonës një shumë të madhe për Ronald Araujo, që në Gjermani kuotohet 100 milionë euro, duke qenë se është objektivi absolutisht i dëshiruar. 

Dje, pa shkuar më tej, humbën 5-1 ndaj Eintracht. Të njëjtat informacione theksojnë se klubi bavarez e ka të qartë se do të jetë një mision i vështirë për ta rekrutuar mbrojtësin ‘culé’ në janar, por se tashmë topi është në fushën e tyre pas thirrjes së Tuchel dhe  Freund.

Siç raporton media spanjole, realiteti i situatës është se Bayern po e shikon shumë vështirë transferimin e Araujos, i cili do të merrte një rritje në pagën që fiton aktualisht. Megjithatë, që në fillim ai i ka thënë tashmë 'Jo' propozimit për t’u larguar këtë dimër, edhe pse në verë mund të ketë sërish një rast.

Te Barça e konsiderojnë normale që Araujo të marrë propozime të fuqishme për shkak të cilësisë së tij të madhe dhe rinisë. Por ata janë të qetë, sepse ai ka kontratë deri në vitin 2026 dhe klauzolë përfundimi prej 1000 milionë eurosh. Përveç kësaj, ai është një nga lojtarët që Deco ka në axhendën e tij për të rinovuar sezonin e ardhshëm. Ndonëse ata e pranojnë se një yll është gjithmonë i ekspozuar ndaj tundimit me oferta të mëdha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll