Sport

VIDEO / Atalanta ia del në shtesë, mund Milanin falë golit të Muriel!

“Djalli” mbetet në vendin e tretë me 7 pikë më pak se Juventusi kryesues. Vendi i shtatë me 23 pikë për Atalantën e Berat Gjimshitit (titullar) që i afrohet zonës Champions.

9 Dhjetor 2023, 20:11 Nga DOSJA
VIDEO / Atalanta ia del në shtesë, mund Milanin falë golit

ITALI - Fitore spektakolare e Atalantës përballë Milanit. 3-2 përfundoi takimi i luajtur në “Gewiss Stadium”. Ademola Lookman (38’ dhe 55’) kaloi dy herë në avantazh skuadrën e Gasperinit, por kuqezinjtë e Piolit reaguan me Oliver Giroud (45’+3) dhe Luka Jovic (80’).

Charles De Ketelaere humbi dy mundësi të pastra përballë ish-skuadrës së tij, ndërkohë që Mike Maignan ndihmoi Milanin me pritjet e tij fantastike.

Deri në minutën e 5-të të shtesës, kur u thye nga klasi i Luis Muriel, i cili realizoi golin e parë sezonal në Serie A me një finte të jashtëzakonshme.

“Djalli” mbetet në vendin e tretë me 7 pikë më pak se Juventusi kryesues. Vendi i shtatë me 23 pikë për Atalantën e Berat Gjimshitit (titullar) që i afrohet zonës Champions.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll