Sport

Goli i 200-të i Mohamed Salah me fanelën e Liverpool, hyn në historinë e "Reds"...

Mohamed Salah shënoi golin e tij të 200-të në garën zyrtare për “Reds” këtë pasdite kundër Crystal Palace.

9 Dhjetor 2023, 16:25 Nga DOSJA

Goli i 200-të i Mohamed Salah me fanelën e Liverpool, hyn në

ANGLI - Pasditen e sotme, Liverpooli e ka nisur ditën e 16-të të Premierligës me një udhëtim te Crystal Palace.  Një ndeshje e ndërlikuar, ku “Reds” pësuan golin e parë në minutën e 57-të, pas një penalltie të Jean-Philippe Mateta. 

Por gjithçka ndryshoi në harkun e një minute, pasi Jordan Ayew, i përjashtuar në minutën e 75-të pas një kartoni të dytë të verdhë, pa Mohamed Salah të barazojë në 1-1, duke shënuar golin e tij të 200-të në garën zyrtare me fanelën e Liverpool. 

 

Ndërkombëtari egjiptian shfrytëzoi gjithashtu rastin për të shënuar golin e tij të 150-të në Premier League. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll