Sport

Askush nuk do të lëvizi, Barcelona nuk do të bëjë asnjë transfertë në janar…

Katalanasit nuk po mendojnë të ndahen me asnjë nga lojtarët e tyre gjatë pushimeve dimërore

9 Dhjetor 2023, 15:32 Nga DOSJA
Askush nuk do të lëvizi, Barcelona nuk do të bëjë

SPANJE - Drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se nuk do të ndahen me asnjë nga lojtarët e ekipit të tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

Katalanasit mendojnë se skuadra e tyre është shumë e vogël dhe nuk kanë mundësi të ndahen me lojtarë, pasi ata nuk kanë numrin e duhur të lojtarëve për rotacione në pjesën e dytë të sezonit. 

Në disa raste gjatë sezonit, stafi stërvitor i Barçës u mbështet te lojtarët nga akademia për të plotësuar skuadrën për ndeshjet e tyre në La Liga. Madje disa prej tyre u përfshinë dhe ndihmuan ekipin të fitonte pikë.

Barcelona nuk e përjashton mundësinë e tërheqjes së shtesave të reja në dimër. Megjithatë, trajneri Xavi Hernandez dhe drejtori sportiv Deco janë të bindur se nuk mund të përballojnë shitjet në janar. 

Në Spanjë, spekulohet se anësori Ferran Torres dhe mbrojtësi Marcos Alonso po shfaqin dëshirë për t'u larguar nga klubi katalanas. Ndërkombëtari brazilian Rafinha gjithashtu është lidhur shpesh me një rikthim në Premier League të Anglisë. Por, nha kampëi katalanas askush nuk do të lëvizi në janar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll