Sport

Lajme të mira për Bayern, rikthehet Musiala, por a do të luajë këtë fundjavë?!

Musiala ka mbetur jashtë fushës që nga 8 nëntori, kur dëmtoi muskulin e majtë të kofshës gjatë ndeshjes së Champions League kundër Galatasaray.

8 Dhjetor 2023, 18:26 Nga DOSJA
Lajme të mira për Bayern, rikthehet Musiala, por a do të

GJERMANI - Futbollisti gjerman dhe lojtari i Bayern Munichut Jamal Musiala është rikthyer në skuadër pas lëndimit para duelit me Eintracht në Bundesligë, tha sot trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel .

"Ai është në skuadër, por nuk do të luajë 90 minuta. Do të shohim nëse ai do ta fillojë lojën apo do ta përfundojë atë," tha Tuchel në një konferencë për shtyp.

Musiala ka mbetur jashtë fushës që nga 8 nëntori, kur dëmtoi muskulin e majtë të kofshës gjatë ndeshjes së Champions League kundër Galatasaray.

Mungoi ndeshjet e kombëtares kundër Turqisë dhe Austrisë, si dhe dy ndeshje në Bundesligë dhe një në Champions League për Bayernin. Bayerni është në vendin e dytë në Bundesligë me 32 pikë, ndërsa të shtunën do të vizitojë Eintrachtin në ndeshjen e xhiros së 13-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll