Bota

Lajçak me Hill në Bruksel: Bashkëpunim i shkëlqyer BE-SHBA në dialog

Lajçak ka shpërndarë një foto të përbashkët në rrjetin social “X”, duke theksuar se bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në dialog është i shkëlqyer.

8 Dhjetor 2023, 22:51 Nga h.k
Lajçak me Hill në Bruksel: Bashkëpunim i shkëlqyer BE-SHBA
Miroslav Lajckak

KOSOVË-I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Bruksel ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.

Lajçak ka shpërndarë një foto të përbashkët në rrjetin social “X”, duke theksuar se bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në dialog është i shkëlqyer.

Është kënaqësi të shohësh Ambasadorin Hill në Bruksel këtë javë! Është gjithmonë e dobishme të krahasosh shënimet dhe të planifikosh hapat e ardhshëm. Ju falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer të dialogut BE-SHBA,” shkroi Lajçak.

miroslav lajcak

Sondazh

Poll