Bota

Macron drejtuar Netanyahut: Hapni pikën e dytë të kalimit për ndihma humanitare

Presidenti francez theksoi nevojën për të dyfishuar përpjekjet për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm pas rënies së armëpushimit të mëparshëm.

8 Dhjetor 2023, 22:54 Nga A.TH
Macron drejtuar Netanyahut: Hapni pikën e dytë të kalimit
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi sot kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të hapë një pikë të dytë kalimi, në Kerem Shalom, për transferimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, e cila i nevojitet urgjentisht popullsisë së enklavës palestineze.

Në një bisedë telefonike të mëparshme mes dy liderëve, Macron kujtoi nevojën për të mbrojtur civilët në Rripin e Gazës dhe nënvizoi rëndësinë e arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm, sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca franceze.
Emmanuel Macron i përsëriti Benjamin Netanyahut nevojën për të ndërmarrë veprime për të ndaluar sulmet e kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar. Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, të paktën 264 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga ushtria izraelite ose kolonët hebrenj, sipas një raporti të Autoritetit Palestinez.

Presidenti francez theksoi nevojën për të dyfishuar përpjekjet për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm pas rënies së armëpushimit të mëparshëm, duke paralajmëruar Izraelin se nëse këmbëngul në qëllimin e tij për shkatërrimin e plotë të Hamasit, atëherë lufta mund të zgjasë 10 vjet. Macron përsëriti solidaritetin e Francës në luftën e Izraelit kundër terrorizmit dhe theksoi se prioriteti më i lartë ishte lirimi i të gjithë pengjeve të Hamasit, përfshirë katër shtetas francezë. Izraeli, paramisht është shprehur dakord për hapjen e pikës së dytë të kalimit të ndihmave humanitare, por nuk ka caktuar një datë se kur do të ndodhë kjo.

benjamin netanyahu emmanuel macron

Sondazh

Poll