Sport

Ancelotti: “Nëse më ofrojnë 500 milionë, do të shkoj në këmbë në Arabi”

Trajneri italian bëri shaka për kontratën e Jon Rahm

8 Dhjetor 2023, 17:21 Nga DOSJA
Ancelotti: “Nëse më ofrojnë 500 milionë, do të

SPANJE - Carlo Ancelotti foli edhe për një nga temat më të nxehta në lajmet sportive: kontratën miliona dollarëshe të Jon Rahm, pas nënshkrimit me Superligën Arabe të Golfit, që do t'i paguajë 500 milionë euro, një nga pagat më të larta në historinë e sportit.

I pyetur në një konferencë për shtyp, nëse do të shkonte në Arabi për 500 milionë, italiani përdori ironinë dhe sensin e humorit të zakonshëm. "Po, po, nëse më ofrojnë 500 milionë nuk kam nevojë për fluturim, do të ecja. Thjesht bëj shaka, secili zgjedh atë që dëshiron," tha Carletto, një admirues i madh i lojtarit të golfit.

“Nuk kam luajtur kurrë golf dhe kam parë shumë pak, por mendoj se është më i miri në botë”, deklaroi trajneri i Real Madridit në prag të ndeshjes kundër Betis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll