Sport

VIDEO / Këtë penallti nuk e keni parë ndonjëherë, u akordua në Arabinë Saudite!

Për kronikë, Al Hazm i vendit të fundit fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0, duke gjetur fitoren pas shumë javësh.

8 Dhjetor 2023, 17:23 Nga DOSJA
VIDEO / Këtë penallti nuk e keni parë ndonjëherë, u

ARABI SAUDITE - Një penallti e çuditshme është akorduar këtë të enjte në kampionatin e Arabisë Saudite, teksa videoja po bën me shpejtësi xhiron e botës.

Episodi u regjistrua në minutën e 11’ të ndeshjes Al Hazm-Al Fateh, kur portieri mik zotëroi një top në zonën e tij. Aty pranë ndodhej mbrojtësi i Al Fateh, Al-harbi, i cili tentoi të përgëzojë portierin, por në mënyrë të pakujdesshme preku edhe topin.

Kaq mjaftoi që arbitri të vërshëllente penallti për vendasit e Al Hazm, pavarësisht protestave dhe habisë në tribuna. Gjithsesi arbitri e ka ndërgjegjen e qetë, pasi prekja me dorë lë pak vend për interpretim, ndonëse një penallti të tillë vështirë se mund të ketë parë historia e futbollit.

Për kronikë, Al Hazm i vendit të fundit fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0, duke gjetur fitoren pas shumë javësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll