Sport

Franca kërkon të frenojë dhunën, ndalon tifozët e tetë klubeve të udhëtojnë për të mbështetur skuadrat e tyre këtë fundjavë...

Masa synon "të shmangë të gjitha rreziqet serioze për sigurinë e njerëzve dhe pronës"

8 Dhjetor 2023, 17:46 Nga DOSJA
Franca kërkon të frenojë dhunën, ndalon tifozët e

FRANCE - Qeveria franceze vendosi këtë të premte të ndalojë tifozët e tetë klubeve të udhëtojnë për të mbështetur skuadrat e tyre në kampionat dhe ndeshjet e Kupës së Francës, që do të zhvillohen gjatë fundjavës, pas incidenteve të regjistruara muajt e fundit.

Në një urdhër të publikuar sot, Ministria e Brendshme franceze identifikoi tifozët e Lens, Bordeaux, Nimes, Auxerre, Toulouse, Reims, Nantes dhe Marseille, si ata që nuk mund të marrin pjesë në udhëtimin e ekipeve të tyre.

Në dokumentin e publikuar nënvizohet se kjo masë synon “të shmangë të gjitha rreziqet serioze për sigurinë e njerëzve dhe pronës”, që ajo konsideron se ekzistojnë në lojërat e skuadrave në fjalë.

“Që nga fillimi i vitit 2023 dhe sezoni i Ligës dhe Kupës së Francës, lëvizjet e tifozëve të klubeve të futbollit kanë qenë shumë shpesh burim i incidenteve të rendit publik për shkak të sjelljeve të dhunshme të disa prej tyre”, shpjegon njoftimi.

Rasti më i fundit ka ndodhur të shtunën, me vdekjen e një tifozi të Nantes në përleshjet me tifozët e Nice. Më parë, në tetor, ndeshja ndërmjet Marseilles dhe Lyonit u shty, pasi autobusi i Lionit u godit me gurë, duke i shkaktuar lëndime Fabio Grossos, trajnerit që drejtonte ekipin në atë kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll