Sport

Ilari Blasi tregon tradhëtinë e Tottit: “Më tha do tha do shkojë për darkë…e ndoqa dhe kishte parkuar poshtë shtëpisë së saj…”

Prej vitesh Toti dhe Ilari konsideroheshin si një nga martesat më harmonike në skenën publike, ndaj shumë u tronditën kur në fillim të vitit 2022 doli lajmi se ata po divorcoheshin pas gati dy dekadash jetë së bashku.

8 Dhjetor 2023, 17:16 Nga DOSJA

Ilari Blasi tregon tradhëtinë e Tottit: “Më tha do tha do

ITALI - Ish-bashkëshortja e futbollistit të famshëm italian Francesco Totti, Ilari Blasi, ka folur për divorcin me futbollistin e njohur dhe ka prezantuar versionin e saj të historisë.

Prej vitesh Toti dhe Ilari konsideroheshin si një nga martesat më harmonike në skenën publike, ndaj shumë u tronditën kur në fillim të vitit 2022 doli lajmi se ata po divorcoheshin pas gati dy dekadash jetë së bashku.

Princi i Romës pretendoi se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia e saj bashkëshortore. Sipas versionit të tij të historisë, Ilari kishte të dashur dhe ai ra në depresion kur e mori vesh. Megjithatë, ish-zonja Totti tregon se futbollisti nuk ishte një lule.

Ilari Blasi tregon tradhëtinë e Tottit: “Më tha do tha do

Ajo pretendon se divorci ndodhi për shkak se e kapi me një të dashur të re, prezantuesen televizive Naomi Bocchi. “Në tribunat e stadiumit filluan të shfaqen disa foto të Françeskos dhe Naomi Bochi. Ai më tha: “Nuk e di kush është, ndoshta më është prezantuar në klubin e tenisit. Shikoni foton! Ajo është pesë rreshta pas meje, jo pranë meje.” Ai u betua se historia ishte e sajuar”, tha Ilari.

Krimbi i dyshimit po e hante, ndaj vendosi të zbulonte të vërtetën e vërtetë. “Doja ta shihja me sytë e mi, doja prova sepse Francesco nuk do ta pranonte kurrë. Pasdite, më 2 korrik, më tha se do të dilte për të ngrënë. Mësova se ku jeton ajo, arrita atje dhe ishte makina e tij përpara. Kam bërë foto i thashë, por heshta. Hetimi u ndal aty, Françesko e dinte që e mora vesh lidhjen e tyre”, tregon Ilari.

Ilari Blasi tregon tradhëtinë e Tottit: “Më tha do tha do

Në fund, ajo e detyroi të pranonte të vërtetën. “Ai nuk ma rrëfeu dhe i thashë: “Mjaft! Unë di gjithçka!”. Në fund ai e pranoi por tha se nuk ishte një lidhje serioze. Nuk mund ta besoja se një burrë që kishte qenë me mua për 20 vjet, i cili më thoshte se më donte, i cili u betua se nuk mund të jetonte pa mua, mund të bënte diçka të tillë. U ndjeva budallaqe, ndjeva neveri dhe inat”, thotë Ilari dhe shton:

Ilari Blasi tregon tradhëtinë e Tottit: “Më tha do tha do

"Më poshtëroi si grua dhe nënë. Në të gjithë rrëfimin më sulmuan gazetarët. Ai ishte kampion, ajo që më lëndoi më shumë ishte se askush nuk më kuptonte. Nuk e dija që ishte i tillë. U martova me të për dashurinë jo për para. Gjithmonë e kam treguar këtë gjë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll