Sport

Degjeneron në dhunë ndeshja Këlcyra-Maliqi. Trajneri Malësia: Faleminderit Zot që jemi gjall, klubi mohon: Gjithçka brenda

3 Nëntor 2019, 17:32 Nga DOSJA
Degjeneron në dhunë ndeshja Këlcyra-Maliqi. Trajneri

KELCYRË- Rikthehet dhuna në futboll. Pas një video-je shokuese ku trajneri dhunonte futbollistët e moshave në Laç, tashmë dhuna është zhvendosur në fushë mes kundërshtarëve.

Teksa ishte duke u luajtur sfida mes Këlcyrës dhe Maliqit, e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Dytë, ka nisur dhe dhuna.

Kapiteni i Këlcyrës, Kule, pas një ndërhyrje të gabuar në minutën e 37-të të ndeshjes është ndëshkuar me katron të kuq.

Pasi pa vendimin e arbitrit futbollisti ka shpërthyer dhe ka tentuar të godasë trajnerin e Maliqit, Egli Malësija. Ndërkaq një futbolli i Maliqit u godit me grusht në fundin e ndeshjes dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, pasi ka marrë dëmtime të shumta. 

Po sot në një ndeshje tjetër të kategorive inferiore ka ndodhur sërish dhunë në fushë. Ndeshja e të rinjve U19, mes Sarandës dhe Orikumit ka degraduar në grushte dhe shkelma. Sipas raportimeve mësohet se lojtarët e Orikumit janë terrorizuar nga vendasit sarandiotë, madje duke u larguar nga stadiumi të shoqëruar nga policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ne futboll këlcyra-maliqi dhuna ne futboll këlcyra-maliqi

Sondazh

Poll