Sport

Ndeshjet e La Ligës/ Levante “shkatërron” Barcelonën, Mesi me shokë mposhten brenda 7 minutave

2 Nëntor 2019, 18:41 Nga DOSJA
Ndeshjet e La Ligës/ Levante “shkatërron” Barcelonën,

Në javën e 12-të të La Ligës, Barcelona është mundur nga Levante me rezultatin 3-1. Goli i parë u shënua nga Barcelona, më saktë ishte një penallti e shndërruar në gol nga Leo Messi në pjesën e parë të lojës.


Në pjesën e dytë e kanë marrë situatën në dorë ekipi i Levantes. Lojtari Kampanja ka barazuar me Barcelonën në minutën e 61-të. Dy minuta më vonë ka shënuar golin e dytë për Levanten lojtari Borha Majoral. Goli i tretë u shënua nga lojtari Radoja në minutën e 68-të duke i dhënë kështu një fitore të patundshme skuadrës së Levantes.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport levante-barcelone ndeshjet e la liges levante-barcelone ndeshjet e la liges

Sondazh

Poll