Sport

Granit Xhaka shpjegon “sherrin” me tifozët: Kam frikë nga ju me keni kërcënuar, e dua ekipin tim

31 Tetor 2019, 20:11 Nga DOSJA
Granit Xhaka shpjegon “sherrin” me tifozët: Kam frikë nga

ANGLI- Futbollisti i Arsenal, Granit Xhaka, ka folur për herë të parë pas incidentit që pati me tifozët, të cilët tashmë kanë kërkuar largimin e tij. Mesfushori shqiptar në ndeshjen kundër Crystal Palace, hodhi shiritin e kapitenit dhe u fishkëllye nga tifozët.

Në një reagim në Instagram, Xhaka shkruan se vazhdimisht ndihet i kërcënuar nga tifozët të cilët i kanë shkruar “do t’i thyejmë këmbët, do ta vrasim gruan, po shpresojmë që vajza jote të ketë kancer”.

 

 

Message to the fans;

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

MESAZHI I XHAKËS

Mu desh pak kohë që të reflektoja atë që ndodhi të dielën pasdite. Do të doja që të jepja një shpjegim rreth kësaj. Skenat që u panë gjatë zëvendësimit tim më kanë prekur thellë. E dua ekipin dhe gjithmonë jap 100% në fushë dhe jashtë saj. Ndjenja që nuk po më kuptojnë tifozët pas abuzimeve të përsëritura në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit më kanë lënduar thellë.

Njerëzit kanë komentuar: do t’i thyejmë këmbët, do ta vrasim gruan, po shpresojmë që vajza jote të ketë kancer. Pas këtyre nuk durova dhe kam arritur pikën e maksimale dhe bëra atë reagim në stadium të dielën. Në atë moment dola nga vetvetja dhe reagova në një mënyrë jo të duhur ndaj tifozëve të klubit dhe ndaj vetes. Ky nuk ka qenë qëllimi im dhe iu kërkojë falje nëse fansat mendojnë se ky ka qenë qëllimi. Uroj që të kthehemi me respekt të përbashkët, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të ecim bashkë pozitivisht përpara.

Episodi i shëmtuar ndodhi gjatë përballjes së Arsenalit në fundjavë kundër Cristal Palaces pasi në minutën e 61-të, trajneri Unai Emeri vendosi të largojë shqiptarin nga fusha e lojës, për të aktivizuar në vendin e tij, Bukajo Saka.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal granit xhaka arsenal granit xhaka

Sondazh

Poll