Sport

Shtyhet ndeshja testuese Apolonia- Vllaznia në ‘Arenën Kombëtare’, ja shkaku

1 Nëntor 2019, 13:19 Nga DOSJA
Shtyhet ndeshja testuese Apolonia- Vllaznia në ‘Arenën

TIRANË- Shtyhet për në datën 10 Nëntor ndeshja testuese në “Arenën Kombëtare”.Sfida Vllaznia-Apolonia ishte planifikuar për në datën 3 Nëntor. Shkak i shtyrjes është bërë një rimbjellje e barit të fushës për periudhën e dimrit.

Me anë të një njoftimi për mediet FSHF bën me dije se ndeshja do të luhet të dielën  e ardhshme.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për t’u luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Duke qënë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos sëbashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjëndje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor.” -thuhet ne njoftim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arena kombetare ndeshja vllaznia-apolonia shtyhet ndeshja testuese arena kombetare ndeshja vllaznia-apolonia shtyhet ndeshja testuese

Sondazh

Poll