Sport

“Mafia e futbollit ka penguar djalin tim!”, nëna e Christiano Ronaldos del me deklaratë të papritur

2 Nëntor 2019, 11:29 Nga DOSJA
“Mafia e futbollit ka penguar djalin tim!”, nëna e Christiano

PORTUGALI- Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro ka dalë me një deklaratë të papritur që i ka lënë të gjithë pa fjalë. Në një intervistë për një televizion portugez, Aveiro ka pohuar se djali i saj do të kishte fituar më shumë tituj “Ballon d’Or” nëse nuk do të kishte pasur ndërhyrje nga mafia e futbollit. Aveiro beson se nëse djali i saj do të kishte qenë anglez ose spanjoll, ai do të trajtohej më mirë nga autoritetet e futbollit; “ata nuk do të kishin bërë atë që bënë“, thekson ajo.

Nëna e Ronaldos është e mendimit se autoritetet e futbollit nuk kanë qenë asnjëherë të drejtë ndaj të birit në lidhje me çmimet individuale. Ish-ylli i Real Madridit nuk ka ngritur kurrë pretendime të tilla, shkruan Fox Sport.Nëse nuk do të ishte për mafian e futbollit, djali im do të kishte shumë më shumë trofe ndërkombëtarë”, tha ajo. Ende është e paqartë nëse ka ndonjë të vërtetë në pretendimet e nënës së Ronaldos se djali i saj po trajtohet padrejtësisht nga autoritetet e futbollit.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christiano ronaldo mafia e futbollit christiano ronaldo mafia e futbollit

Sondazh

Poll