Sport

EURO U19 / Kombëtarja e vajzave mëson rivalet, ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri

Ekipi që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi, është pjesë e Ligës B. Objektivi është vendi i parë në grup, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit.

8 Dhjetor 2023, 12:22 Nga DOSJA
EURO U19 / Kombëtarja  e vajzave mëson rivalet, ndeshjet do të

TIRANE - Edhe Shqipëria U19 për vajza mësoi këtë të premte emrat e rivaleve që do të ketë përballë në fazën e dytë të Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë. Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës, vendosi Kombëtaren shqiptare U19 në Grupin B2. Së bashku me Skocinë, Qipron e Lihtenshtejnin.

Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin B2 dhe UEFA-s, nuk u gjet kompromisi për të caktuar vendin që do të organizojë ndeshjet e këtij grupi. Kësisoj, në shortin e hedhur nga UEFA, u përzgjodh Shqipëria si vendi që do të mirëpresë ndeshjet e këtij grupi. Në datat 3, 6 dhe 9 prill të vitit 2024.

Ekipi që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi, është pjesë e Ligës B. Objektivi është vendi i parë në grup, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll