Sport

Skandal, Franca bën gati moratoriumin për të ndaluar tifozët udhëtues në kampionat!

Ditë më parë, ministrja e Sportit, Amelie Oudea-Castera tha se ishte pro “moratoriumit të udhëtimit të tifozëve”. Ndër episodet më të rënda të javëve të fundit, sulmi me gurë në autobusin e Lionit pas mbërritjes në stadiumin e Marsejës, 29 tetorin e kaluar.

8 Dhjetor 2023, 12:05 Nga DOSJA
Skandal, Franca bën gati moratoriumin për të ndaluar tifozët

FRANCE - Parisi ka vendosur të godasë udhëtimin për tifozët e futbollit në Francë pas incidenteve të rënda që kanë ndodhur javët e fundit, që kulmuan me vdekjen në fundjavën e kaluar të një tifozi të Nantes gjatë një sherri me tifozët e Nice. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka ndaluar udhëtimin për pesë takime të javës së 15-të të Ligue 1 dhe për tre ndeshje të javës së 16-të të Kupës së Francës, të planifikuara mes së premtes dhe së dielës.

Sipas dekretit përkatës, të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndeshje të tilla paraqesin një “rrezik real dhe serioz përplasjesh mes tifozëve”, në kuadër të “acarimit të dhunës gjithnjë e më të rëndë të vërejtur që nga fillimi i sezonit futbollistik”. Ndeshjet e prekura në kampionat janë Montpellier-Lens, Paris SG-Nantes, Nice-Reims, Lyon-Tulouse dhe Lorient-Marseille.

Ditë më parë, ministrja e Sportit, Amelie Oudea-Castera tha se ishte pro “moratoriumit të udhëtimit të tifozëve”. Ndër episodet më të rënda të javëve të fundit, sulmi me gurë në autobusin e Lionit pas mbërritjes në stadiumin e Marsejës, 29 tetorin e kaluar, me plagosjen e trajnerit të atëhershëm të skuadrës së Lionit, Fabio Grosso , dhe pasagjerëve të tjerë të automjetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll