Sport

VIDEO / Këshillat e Messit ndaj të birit, po bëhen hit në rrjet!

Sigurishtë që të tre djemt e Messit mbajnë një barrë të rëndë mbi supe tashmë, atë të mbiemrit të lojtarit ndoshta më të madh të historisë së futbollit.

8 Dhjetor 2023, 11:59 Nga DOSJA
VIDEO / Këshillat e Messit ndaj të birit, po bëhen hit në

SHBA - Lionel Messi tashmë është një fenomen në Amerikë dhe çfarëdo ai bën dhe prek merr një tjetër vlerë. Ashtu siç ndodhi me çmimet e biletave të klubit, shitjen e fanellave të Inter Miamit e kështu me rradhë ku ylli argjentinas është pjesë.

Së fundmi një video bashkëbisedimi të Messit me djalin e tij Mateo, i cili luan futboll, ku kampioni i botës i jep këshilla për futbollin po qarkullon kudo.


-         Cfarë do të bësh sot Mateo, do të stërvitesh?

-         Pse kjo është e detyrueshme?!

-         Po! Këtu nuk mund të vish vetëm të luash, duhet të stërvitesh që të luash.

Ata e kanë barrën mbi supe që janë fëmijët e mi dhe njerëzit shpesh do t’i lidhin me mua duke i krahasuar,” – u shpreh Messi.

Sigurishtë që të tre djemt e Messit mbajnë një barrë të rëndë mbi supe tashmë, atë të mbiemrit të lojtarit ndoshta më të madh të historisë së futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll