Aktualitet

FOTO/ U ekzekutua me plumb brenda makinës sot, kush është 41-vjeçari në Fier

Elton Javori është ekzekutuar paraditen e sotme, pranë banesës së tij, ndërkoqë që autori ende nuk është arrestuar.

7 Dhjetor 2023, 21:10 Nga I.A
FOTO/ U ekzekutua me plumb brenda makinës sot, kush është
Elton Javori

FIER- Fotoja e 41-vjeçarit të ekzekutuar ditën e sotme në Fier është bërë publike ditën e sotme. Elton Javori është ekzekutuar paraditen e sotme, pranë banesës së tij, ndërkoqë që autori ende nuk është arrestuar.

Dyshohet se Gashi e ka pritur Javorin pranë banesës se tij deri në momentin që ai është afruar. Pastaj ka me mjetin tip 'Benz' i ka dal përpara makinës 'Porche' që po udhëtonte viktima. Në momentin kur 41-vjeçari ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistolete dhe plumbi e ka kapur në qafe duke i shkaktuar gjakrrjedhje të shumtë.

Vrasja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta. Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Bëhet me dije se autori i krimit të rëndë është identifikuar si Agim Gashi, 35 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me një makinë tip "Mercedes-Benz". Javori u vra 100 metër larg banesës së tij. 

elton javori agim gashi vritet elton javori

Sondazh

Poll