Aktualitet

VIDEO/ I afrohet me makinë dhe e qëllon me plumb në qafë, momenti kur ekzekutohet 41-vjeçari në Fier

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme Agim Gashi i është afruar me makinën Benz, viktimës dhe teksa ky i fundit ka hapur xhamin e 'Porche', ai e ka qëlluar me armë.

7 Dhjetor 2023, 20:21 Nga I.A

VIDEO/ I afrohet me makinë dhe e qëllon me plumb në qafë,

FIER- Dosja.al ka siguruar videon e vrasjes së Elton Javori paraditën e sotme në Fier. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme Agim Gashi i është afruar me makinën Benz, viktimës dhe teksa ky i fundit ka hapur xhamin e 'Porche', ai e ka qëlluar me armë.

Plumbi e ka kapur Javorin në qafë, duke i shkaktuar gjakderdhje të shumtë. Megjithatë, në video shihet se autori pasi e qëllon është larguar me shpejtësi, ndërkohë që për disa metra është ndjekur dhe nga i plagosuri. Javori edhe pse u transportua në spital, humbi jetën për shkak të plagës së marrë. 

 

Vrasja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta. Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Bëhet me dije se autori i krimit të rëndë është identifikuar si Agim Gashi, 35 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me një makinë tip "Mercedes-Benz". Javori u vra 100 metër larg banesës së tij. 

elton javori vritet elton javori agim gashi

Sondazh

Poll