Sport

Një betejë serioze, gati të nisë për nënshkrimin e anglezit Greenwood

Valencia dhe Real Sociedad duan të sigurojnë shërbimet e sulmuesit anglez.

7 Dhjetor 2023, 16:03 Nga DOSJA
Një betejë serioze, gati të nisë për nënshkrimin e

ANGLI - Sulmuesi Mason Greenwood ka filluar të kthehet në formë te Getafe, ku është i huazuar nga Manchester United. Anglezi iu bashkua klubit spanjol në afatin kalimtar të verës dhe gradualisht po bëhet një figurë kyçe për skuadrën e La Ligës.

Si kurse dihet, Greenwood u akuzua për dhunë ndaj të dashurës së tij, e cila më pas doli të ishte e pavërtetë.

“Old Trafford” kreu gjithashtu një hetim të brendshëm për këtë çështje, por në fund vendosi që Mason ishte më mirë të kërkonte një sfidë tjetër.

Kështu doli Getafe dhe në funksion të paraqitjeve të tij të mira, ndodhi logjika dhe Greenwood u fut në radarin e skuadrave të tjera nga kampionati spanjol.

Për sulmuesin rezulton se janë të interesuara Valencia dhe Real Sociedad dhe deri pak kohë më parë u përfol se mes tyre ishte edhe Sevilla. Për momentin, duket e pamundur që Greenwood të luajë përsëri për “Djajtë e Kuq” në të ardhmen e parashikueshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll