Sport

Së shpejti, Interi do të zyrtrizojë kontratën e re të Lautaro Martinez...

Sulmuesi argjentinas do të angazhohet me Interin për një kohë të gjatë.

7 Dhjetor 2023, 15:45 Nga DOSJA
Së shpejti, Interi do të zyrtrizojë kontratën e re të

ITALI - Drejtuesit e Interit priten që në një të ardhme të afërt, të njoftojnë zyrtarisht rinovimin e kontratës me qendërsulmuesin Lautaro Martinez. Kontrata aktuale e argjentinasit me “zikaltrit” është deri në vitin 2026.

Bisedimet mes dy palëve aktualisht po ecin mirë, me marrëveshjen e re mes klubit dhe lojtarit ofensiv që besohet të shpallet në fillim të vitit 2024. Me të, Lautaro, i cili është kampion bote me Argjentinën në Katar, do të jetë i lidhur me Interin deri në verën e vitit 2028.

Rritje serioze rroge logjikisht do të ketë Lautaro Martinez, duke u kthyer në një nga lojtarët më të paguar në radhët e gjigantëve italianë. Gjatë sezonit aktual, golashënuesi më i mirë ka 15 gola dhe 3 asistime në 19 ndeshje të luajtura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll