Sport

Unai Emery fshiu shanset e Aston Villas për titullin kampion të Premier League...

“Nuk jemi kandidatë për titull”, u shpreh kategorik trajneri.

7 Dhjetor 2023, 15:19 Nga DOSJA

Unai Emery fshiu shanset e Aston Villas për titullin kampion të

ANGLI - Mbrëmjen e djeshme Aston Villa ka shënuar një sukses mbresëlënës ndaj kampionëve të Manchester City, të cilët i mundi 1-0 dhe tani skuadra zë vendin e 3-të në renditjen provizore të Premier League së Anglisë.

Me këtë sukses, Birmingham është vetëm 4 pikë larg majës, ku ndodhet Arsenali, por trajneri Unai Emery është shprehur kategorik, se ekipi i tij nuk ka asnjë shans për titull.

“Janë shtatë skuadra që janë kandidate më të forta për medaljet e arta para nesh. Ne kemi luajtur 15 ndeshje deri më tani dhe e 16-ta do të jetë kundër Arsenalit në fundjavë”,- tha Emery.

“Jemi të lumtur që jemi në vendin e tretë, por do të jetë e vështirë ta mbajmë këtë vend. Mund të besojmë se do ta bëjmë, por në përgjithësi nuk jemi pretendentë për titull”, shtoi trajneri i Aston Villa.

“Më pëlqen të përgatitem për ndeshjet kundër trajnerëve më të fortë dhe kur luan në nivelin më të lartë, ke shanse. Fitimi ndaj Pep Guardiolës për herë të parë është pjesë e procesit që unë ndjek si trajner”, shpjegoi Emery.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll