Sport

Gjermani Klopp, i bindur se Man.City është në garë për titull në Premier League...

“Për mua është e rëndësishme që ne jemi ndër pretendentët”, tha trajneri gjerman.

7 Dhjetor 2023, 15:33 Nga DOSJA
Gjermani Klopp, i bindur se Man.City është në garë për

 

ANGLI - Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka ndarë mendimin e tij pas fitores 2-0 ndaj Sheffield United.

Gjermani foli edhe për betejën për titull, duke deklaruar se në asnjë rrethanë nuk duhet të përjashtohet skuadra e Manchester Cityt nga vendi i parë.

“Shpresojmë që lufta për titull të mos vendoset në minutën e fundit, veçanërisht nëse e fitojmë ne. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse dikush shkruan se Manchester City është jashtë konkurrencës, do të jetë gafa më e madhe në historinë e futbollit. Nuk ka fare kuptim”,- tha Klopp.

“Arsenali është padyshim pretendent, ata patën një lojë të ngjashme me Lutonin, si ne me Fulham disa ditë më parë. Fitorja ishte shumë e këndshme. Por më pas vjen një ndeshje e re, që sërish fillon nga 0-0, jo nga 4-3. Kur shënon një gol me vonesë, ai nuk llogaritet për ndeshjen tjetër”, ka komentuar ai.

“Aston Villa po bën mrekulli, por edhe Manchester Cyti është gjithashtu në garë. Ata ndoshta nuk po luajnë ashtu siç do të donte dikush, media apo nuk e di kush, por ka një argument për këtë. Ata fitojnë pikë si të çmendur! Kështu që ata qëndrojnë afër. Chelsea, nuk jam i sigurt se mund të përfshihen në betejën për titull. 

Por ne duhet të luajmë me ta, pavarësisht se ku janë në renditje, ata mbeten një kundërshtar shumë i fortë. I gjithë kampionati është shumë i fortë. Duhet të kesh pak fat, sidomos me dëmtime, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë”, vazhdoi gjermani.

“Vitet e fundit, zakonisht dy ekipe luftonin për titull. Pra, tani, kjo ndoshta do të jetë më e kontestuar. Për të qenë i sinqertë, kjo nuk më shqetëson vërtet. Për mua është e rëndësishme që ne jemi ndër pretendentët. Por gjithçka është shumë e vështirë dhe e tensionuar, kemi shumë ndeshje të tjera përpara. Më pyesni sërish për këto gjëra në prill”,- përfundoi Klopp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll