Sport

VIDEO/ Pas Bayern Munich, Saarbrücken trondit sërish Gjermaninë…

Skuadra e kategorisë së tretë mundi Eint. Frankfurt dhe arriti në çerekfinale të Kupës

7 Dhjetor 2023, 12:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas Bayern Munich, Saarbrücken trondit sërish

GJERMANI - Stuttgarti u kualifikua këtë të mërkurë në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti 2-0 Borussia Dortmundin, në ndeshjen e fazës së 16-të.

Bayer Leverkusen, lider i kampionatit, natyrshëm fitoi 3-1 ndaj Paderbornit, nga divizioni i dytë, ndërsa Saarbrücken, nga divizioni i tretë, që eliminoi Bayern Munichut në raundin e kaluar, mundi 2-0 edhe Eintracht Frankfurt nga kampionati kryesor.

Saarbrücken befasues vazhdon rrugën e tij të papritur dhe tani eliminoi edhe të shtatin në Bundesligë, me dy gola të shënuar nga Kai Brunker (64') dhe Luka Kerber (78').

Hertha, Stuttgart, Bayer Leverkusen dhe Saarbrücken i bashkohen Kaiserslautern, St. Pauli, Fortuna Düsseldorf dhe Borussia Mönchengladbach tashmë të kualifikuar në çerekfinale të kupës së Gjermanisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll