Sport

Prokuroria Italiane e Antidopingut kërkon 4 vjet ndalim për Paul Pogba!...

Prokuroria italiane e antidopingut ka kërkuar një pezullim prej katër vitesh ndaj Paul Pogba, i cili rezultoi pozitiv me testosteron në gusht, raporton të enjten “Gazzetta dello sport”.

7 Dhjetor 2023, 14:50 Nga DOSJA
Prokuroria Italiane e Antidopingut kërkon 4 vjet ndalim për Paul

ITALI - Më 20 gusht, mesfushori francez i Juventusit doli pozitiv për testosteron, pas ndeshjes në ditën e parë të Serie A, Udinese-Juventus (0-3) edhe pse ishte në stol. 

Më 12 shtator, 30-vjeçari francez (91 ndeshje), me kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, u pezullua përkohësisht nga Agjencia Italiane e Anti-Dopingut (Nado) për “shkelje të neneve 2.1 dhe 2.2 për praninë e substancat e mëposhtme të ndaluara: metabolitët e testosteronit”.

Më 6 tetor, analiza e dytë e kampionit B, konfirmoi praninë e metabolitëve të testosteronit.  Katër vitet e kërkuara nga prokuroria antidoping, korrespondojnë me sanksionin e parashikuar për doping në mungesë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Duke hedhur hipotezën, se Pogba do ta kishte refuzuar këtë procedurë për të negociuar, që do ta mbante atë larg fushës për dy vite, “Gazzetta dello sport” saktëson se lojtari do të gjykohet edhe para Gjykatës Kombëtare Antidoping.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll