Politike

Kaosi në parlament, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha dhe 5 deputetë të tjerë

Në kërkesën për përjashtim të firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë.

6 Dhjetor 2023, 16:36 Nga a.l
Kaosi në parlament, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi,
Kuvendi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe 6 deputetë të tjerë, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të kaosit në seancën e shkuar plenare. Në kërkesën për përjashtim të firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë.

‘Deputeti Bardhi tentoi t'i merrte kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë kohës që po mbante fjalën. Gjithashtu pranë deputetit Koçi u afrua edhe deputeti Edi Paloka i cili tentoi ta godiste. Deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sall fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës.’- thuhej në kërkesën e PS-së.

Të 6 deputetët nesër nuk do të mund të jenë të pranishëm në seancën ku do të miratohet nen për nen buxheti 2024.

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll