Bota

Zbulohet kush do të përfitojë milionat e eurove të siguracionit të Liridonës

Ai tha se me shumë gjasa fëmijët do kalojnë në kujdestarinë e gjyshërve të tyre, por ky vendim i takon gjykatës dhe varet shumë nga avokatët që do marrin përsipër çështjen.

6 Dhjetor 2023, 21:27 Nga a.l
Zbulohet kush do të përfitojë milionat e eurove të
Liridona Murseli

KOSOVË- Paratë e sigurimit të jetës së Liridona Murselit do i përfitojnë dy fëmijët e saj të mitur, zbuloi gazetari Sokol Bregu.  Ai tha se me shumë gjasa fëmijët do kalojnë në kujdestarinë e gjyshërve të tyre, por ky vendim i takon gjykatës dhe varet shumë nga avokatët që do marrin përsipër çështjen.

“Fëmijët marrin siguracionet, pra nëse e gjitha u bë për siguracionet e Liridonës, ato i përfitojnë ata. Pastaj se kush do i rrisë ata se shteti suedez, se gjykata e ka në dorë gjykata. Unë mendoj se fëmijët do i marrin gjyshërit. Kështu funksionon në shoqërinë e Kosovës, kështu duhet të funksionojë në këto momente. Duhet të rriten me gjyshërit pas asaj traume që kanë pësuar në ditën e vrasjes”,-tha gazetari Bregu. 

vrasja e liridona murselit

Sondazh

Poll