Bota

Kreu i OKB-së tërheq vëmendjen e Këshillit të Sigurisë për Gazën: Po rrezikohet paqja dhe siguria ndërkombëtare

Përmes një letre të paprecedente, për situatën në Rripin e Gazës. Guterres shkruan me tone alarmante, duke përshkruar se Gaza po shkon drejt një kolapsi, jo vetëm humanitar, por edhe rënie të rendit dhe ligjit. Ndaj, siç, shprehet ai, armëpushimi është nevojshëm.

6 Dhjetor 2023, 20:21 Nga A.TH
Kreu i OKB-së tërheq vëmendjen e Këshillit të
Gaza

GAZA- Për herë të parë që nga koha kur është bërë sekretar i përgjithshëm OKB-së, Antonio Guterres citoi sot nenin 99 të Kartës, që i lejon atij të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurisë, në një dosje që mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, shkruajnë mediat e huaja.

Përmes një letre të paprecedente, për situatën në Rripin e Gazës. Guterres shkruan me tone alarmante, duke përshkruar se Gaza po shkon drejt një kolapsi, jo vetëm humanitar, por edhe rënie të rendit dhe ligjit. Ndaj, siç, shprehet ai, armëpushimi është nevojshëm.

Me bombardimet e vazhdueshme nga forcat e armatosura izraelite, dhe pa strehë apo mbijetesë elementare, pres një prishje totale të rendit dhe ligjit së shpejti, për shkak të kushteve të dëshpëruara, të cilat do ta bënin të pamundur dhënien e ndihmës humanitare, qoftë edhe të kufizuar”, shkruan Antonio Guterres

Rripi i Gazës, prej dy muajsh është bombarduar rregullisht nga Izraeli pas sulmit të Hamasit në 7 tetor. Sulmet ushtarake të vazhdueshme prekin popullsinë civile. Numri i të vrarëve ka shkuar më shumë se 16 mijë persona, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll