Bota

Plani i Qeverisë britanike për emigrantët, Robert Jenrick jep dorëheqjen si ministër i imigracionit

Kryeministri e quajti dorëheqjen "zhgënjyese", duke thënë se kishte frikë se largimi i ministrit ishte "i bazuar në një keqkuptim themelor të situatës".

6 Dhjetor 2023, 20:25 Nga a.l
Plani i Qeverisë britanike për emigrantët, Robert Jenrick jep
Robert Jenrick

BRITANI E MADHE-Robert Jenrick ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si ministër i imigracionit, duke përmendur se ka pasur "mosmarrëveshje të forta" me qeverinë mbi politikën e emigracionit.

Deputeti konservator tha se nuk mendonte se legjislacioni i Rishi Sunak për të ringjallur planin e ngecur të azilit do t'i jepte fund sfidave ligjore që deri më tani kanë paralizuar skemën. Ai e ndau letrën e tij të dorëheqjes në platformën X, disa çaste pasi Sekretari i Brendshëm James Cleverly konfirmoi largimin e kolegut të tij.

Kryeministri e quajti dorëheqjen "zhgënjyese", duke thënë se kishte frikë se largimi i ministrit ishte "i bazuar në një keqkuptim themelor të situatës" dhe se ishte "përvoja jonë ajo që na jep besim se kjo do të funksionojë".

Kur u pyet nga deputetja Ashley Dalton nëse ai kishte dhënë dorëheqjen, Cleverly tha: "Kjo është konfirmuar".

Në letrën e tij, Jenrick tha se ai nuk mendonte se legjislacioni i botuar të mërkurën, do t'i japë fund sfidave ligjore të ardhshme.

robert jenrick

Sondazh

Poll