Bota

Bregu Perëndimor, tre palestinezë vriten nga forcat izraelite

Pas vitesh tensionesh në rritje mbi mosmarrëveshjet territoriale në detin Egje dhe Mesdhe, ku besohet se ekzistojnë rezerva të mëdha energjetike dhe ndarjes prej dekadash të Qipros midis komuniteteve greke dhe turke, takimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë të enjten, është një mundësi afrimi thonë ekspertët.

6 Dhjetor 2023, 20:45 Nga A.TH
 
Bregu Perëndimor,  tre palestinezë vriten nga forcat izraelite
Foto ilustruese

IZRAEL- Forcat izraelite qëlluan dhe vranë tre palestinezë, duke përfshirë një adoleshent, në operacionet në Bregun Perëndimor të pushtuar ditën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez.

“Abdel Nasser Moustapha Al-Riahi, 24 vjeç, u plagos për vdekje nga të shtënat me armë zjarri në mëngjes në kampin e refugjatëve Balata, afër Nablus, në Bregun Perëndimor verior, territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967”, tha ministria në një njoftim për shtyp, njoftuan mediat e huaja.

Sipas saj, forcat izraelite hynë në kampin Balata dhe rrethuan një shtëpi, duke iniciuar përleshje, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

“Dy palestinezë të tjerë, Abdelrahmane Bani Odeh, 16 vjeç dhe Moaz Zahrane, 23 vjeç, u vranë nga ushtarët izraelitë në fshatin Tamoun dhe kampin Al Fara përkatësisht”, vijoi njoftimin Ministria e Shëndetësisë.

Shumë ushtarë izraelitë hynë në fshatin Tamoun për të kryer arrestime dhe shpërthyen
përleshjet me banorët, sipas një korrespondenti të AFP në vend.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll