Bota

Një javë para Samitit të BE, Macron dhe Michel bisedime me Orban për integrimin e Ukrainës

Orbán, i parë gjerësisht si udhëheqësi më pro-rus i BE-së, është shprehur vazhdimisht se ai nuk do të mbështesë rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE. Të hënën, ai i dërgoi një letër Michelit, duke kërkuar që të hiqte çështjen nga rendi i ditës në takimin e liderëve të enjten dhe të premten e ardhshme.

6 Dhjetor 2023, 21:21 Nga A.TH
Një javë para Samitit të BE, Macron dhe Michel bisedime me Orban
Viktor Orban

HUNGARI- Udhëheqësit evropianë po përpiqen të shpëtojnë planin për fillimin e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian për Ukrainën, ndërsa kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u zotua t të bllokojë vendimin në samitin të liderëve të BE-së javën e ardhshme. Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë Orbanin për darkë në Paris të enjten, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ishte në Budapest javën e kaluar duke kërkuar një rrugëdalje nga ngërçi, raporton The Guardian.

Orbán, i parë gjerësisht si udhëheqësi më pro-rus i BE-së, është shprehur vazhdimisht se ai nuk do të mbështesë rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE. Të hënën, ai i dërgoi një letër Michelit, duke kërkuar që të hiqte çështjen nga rendi i ditës në takimin e liderëve të enjten dhe të premten e ardhshme.

Por në Bruksel besohet se Orbán po përsërit një taktikë për të kërkuar përfitime nga partnerët e BE-së, përpara se të rikthehet në linjën e BE. Megjithatë, burime politike dhe diplomatike në Budapest thanë se nuk besonin se lideri hungarez do të tërhiqej këtë herë.

Komisioni Evropian rekomandoi në nëntor që negociatat formale të anëtarësimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë duhet të fillojnë, të cilat presidentja e tij, Ursula von der Leyen, e përshkroi si një përgjigje ndaj thirrjes së historisë.
Por në Bruksel, janë shtuar zërat që I kërkojnë BE-së të mos i japë asnjë shumë parash Hungarisë, në emër të reformave të kryera. Pritet që Komisioni t’I akordojë shumën prej 10 miliardë eurosh, nga 27 të planifikuara.

viktor orban

Sondazh

Poll