Aktualitet

Përfshihet nga flakët autobusi në Elbasan, pasagjerët zbresin në kohë

Drejtuesi i mjetit të transportit është O.K 28 vjeç dhe sipas raportimeve të policisë bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale. 

6 Dhjetor 2023, 18:20 Nga h.k
Përfshihet nga flakët autobusi në Elbasan, pasagjerët
Foto ilustruese

ELBASAN- Një autobus i linjës Elbasan-Tiranëështë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit. Autobusi mësohet se ka qenë i mbushur me pasagjerë të cilët kanë mundur të dalin në kohë.

Drejtuesi i mjetit të transportit është O.K 28 vjeç dhe sipas raportimeve të policisë bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale. 

NJOFTIMI I POLICISë

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

perfshihet nga flaket ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 16:03 a.l

Tek UET mbin një cilindër me 56 kate

Lana Riverside Rezidences Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për projektin Lana Riverside Rezidences me subje...