Aktualitet

Klevis Qose emërohet Drejtor i Shërbimit të Provës, pas lirimit të Ervin Hoxhës

Emërimi ka ardhur  në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Propozimi u bë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, propozim ky i cili gjeti dakordësinë edhe të ministrave.

6 Dhjetor 2023, 18:05 Nga h.k
Klevis Qose emërohet Drejtor i Shërbimit të Provës, pas
Klevis Qose

TIRANË-Klevis Qose do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës. Emërimi ka ardhur  në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Propozimi u bë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, propozim ky i cili gjeti dakordësinë edhe të ministrave.

“Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar z. Klevis Qose, Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës”, thuhet në vendim.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Ervin Hoxhën, i cilu u emërua në krye të IMT. Qose më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

klevis qose

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 16:03 a.l

Tek UET mbin një cilindër me 56 kate

Lana Riverside Rezidences Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për projektin Lana Riverside Rezidences me subje...