Aktualitet

Pyetja e GJKKO: Kush është “Tigri” tek "Sky Ecc" që ka dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka?

Blendi Teta u shpreh se informacione të tilla i ka mësuar duke qenë se ka 4 vite në burg për këtë çështje, duke mos zbuluar detaje më të thella.

6 Dhjetor 2023, 12:56 Nga A.B
Pyetja e GJKKO: Kush është “Tigri” tek "Sky Ecc"
foto ilustruese

TIRANË- Personi me pseudonimin “Tigri” që shfaqet në përgjimet e aplikacionit “SKY” dhe që dyshohet se ka paguar 500 mijë euro për fundosjen e vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka mbetet ende enigmë. 

I pyetur nga GJKKO se kush është ky person, Blendi Teta u shpreh se informacione të tilla i ka mësuar duke qenë se ka 4 vite në burg për këtë çështje, duke mos zbuluar detaje më të thella.

Pyetja- A mund të më thoni kush është personi me pseudonimin “Tigri” tek SKY ECC që ka dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka?

Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Malko. I bashkëpandehuri tjetër Ilir Selmani i cili u dënua me 28 vite burg, kishte sjellë një deklaratë ku theksonte se ishte i sëmurë dhe se do të vinte për të dhënë shpjegime në gjykatë në seancën e radhës./Dosja.al

blendi teta

Sondazh

Poll