Aktualitet

Përfundojnë homazhet, përcillet për në banesën e fundit artisti i njohur, Mirush Kabashi

Mirush Kabashi do të prehet në varrezat e Sharrës.

6 Dhjetor 2023, 13:17 Nga r.ll
Përfundojnë homazhet, përcillet për në banesën e
foto nga homazhet

TIRANË- Pas përfundimit të homazheve prej disa orësh në Muzeun Historik Kombëtar aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi është përcjellë për në banesën e fundit.

Që nga ora 10:00 deri në 13:00, në nder të tij, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, u zhvilluan homazhet, ku në shenjë respekti për aktorin, morën pjesë artistë të njohur, kolegë të Kabashit, të afërm, dashamirës dhe përfaqësues të politikës shqiptare.

Mirush Kabashi do të prehet në varrezat e Sharrës. Ai u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

mirush kabashi

Sondazh

Poll