Aktualitet

Vrasja e Ilir Hidrit në Ekuador në 2017, arrestohet i dyshuari Remzi Azemi në Maqedoninë e Veriut

Hidri dyshohet se është vrarë nga Azemi në Ekuador në maj të vitit 2017. 

6 Dhjetor 2023, 15:08 Nga h.k
Vrasja e Ilir Hidrit në Ekuador në 2017, arrestohet i dyshuari Remzi
Ilir Hidri

KOSOVË-Remzi Azemi është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, i shpallur në kërkim nga interpoli për trafik droge dhe në akuzë për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri. Hidri dyshohet se është vrarë nga Azemi në Ekuador në maj të vitit 2017. 

Interpol realizoi kapjen e Azemi Remzi në Maqedoninë e Veriut me njoftim të kuq për veprën penale të vrasjes së ndodhur në vitin 2017.”- njoftojnë autoritetet ekuadoriane.

Hidri dyshohet se është vrarë për shkak se dyshohej se shiste informacione tek DEA amerikane. Ekzekutimi i këtij të fundit ndodhi pas një atentati që iu bë Remzi Azemit në qendër të Guayaquilit. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas konflikteve mes autorit dhe viktimës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. 

Autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt shtetit të Amerikës së Jugut.

vrasja e ilir hidrit

Sondazh

Poll