Aktualitet

Vrau gruan në Elbasan në 2021, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Koço Buzo

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 6 maj 2021 pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 

6 Dhjetor 2023, 15:23 Nga a.l
Vrau gruan në Elbasan në 2021, Gjykata e Apelit lë në fuqi
Foto ilustruese

ELBASAN-  Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Koço Buzon ish policin që vrau gruan e tij Liljana Buzo përpara godinës së gjykatës në 2021 në Elbasan pasi ajo kërkoi të divorcohej.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 6 maj 2021 pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 

Si ndodhi ngjarja?

Në ditën kur gjykata e Elbasanit kishte planifikuar të zhvillonte gjyqin kundër Koço Buzos, ky i fundit është paraqitur me vonesë në gjykatë. Djali i të pandehurit, nga salla e gjyqit ka telefonuar babain e tij, duke e pyetur se ku ishte, por Koço, ia ka kthyer se për 5 minuta vinte brenda në sallën e gjykimin. Gjyqtarja e çështjes vendosi që të shtyjë seancën gjyqësore, ndërsa të pranishmit në sallën e gjykimit, kanë dalë jashtë.

Mes tyre ishte dhe Liljana Buzo, e cila që në kontaktin e parë me bashkëshortin e saj, Koçon, ka rënë pre e sulmit me armë. Koço Buzo u paraqit me armën që e mbante në një çantë sportive me të cilën kishte planifikuar të kryente vrasjen e gruas, gjë të cilën e realizoi jashtë ambjenteve të gjykatës. Për këtë krim të rëndë nuk ka nisur ende gjyqi. Që prej vitit 2020, viktima Liljana Buzo kishte denoncuar të shoqin Koço Buzo për dhunë e kërcënime të vazhdueshme. Dhe si për ironi të fatit, Buzo e mori dënimin për dhunë në familje, pasi vrau gruan.

koco buzo

Sondazh

Poll