Sport

Eshtë e vështirë ta besosh: Harry Maguire... më i miri në Premier League në nëntor!

6 Dhjetor 2023, 18:01 Nga DOSJA
Eshtë e vështirë ta besosh: Harry Maguire... më i miri

ANGLI - Qendërmbrojtësi anglez, i cili para tetorit nuk ishte titullar as edhe një herë, startoi në tre fitoret e Manchester United në nëntor, kundër Fulham, Luton Town dhe Everton. Në të gjitha, United mbajti portën e pastër.

Maguire, 30 vjeç, fitoi votat mbi Jeremy Doku (Manchester City), Anthony Gordon (Newcastle United), Raheem Sterling (Chelsea), Marcus Tavernier (Bournemouth) dhe Thomas Kaminski (Luton Town).

Është hera e parë që Maguire e fiton këtë çmim dhe hera e parë që nga Marcus Rashford, në shkurt të këtij viti, që një futbollist i Manchester United e fiton këtë çmim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2023, 17:09

Deco i shkel syrin Savinhos…

SPANJE - Barcelona po e ndjek nga afër Savinhon. Lojtari i Gironas, rivali i katalanasve këtë të dielë, &...