Sport

Deco i shkel syrin Savinhos…

Lojtari i Girona-s është një nga sensacionet e La Ligës

6 Dhjetor 2023, 17:09 Nga DOSJA
Deco i shkel syrin Savinhos…

SPANJE - Barcelona po e ndjek nga afër Savinhon. Lojtari i Gironas, rivali i katalanasve këtë të dielë, është një nga zbulimet e kampionatit. 

Por shumë ekipe i kanë vënë sytë tek ai. Deco, drejtori i futbollit të Barçës, pranon se Barça e ka atë në radarin e tyre. Me fjalë për “TV Globo”, Deco është i bindur se lojtari i Girona mund të bëjë emër në futboll.

"Futbollit spanjol i pëlqen ky lloj lojtari me aftësi driblimi. Në Spanjë,"- vazhdoi ai,- “njerëzve u pëlqen të kenë mundësi të shikojnë futboll të bukur, me lojtarë me cilësi teknike dhe Savio përshtatet në këtë profil historik që ka pasur gjithmonë futbolli spanjol".

"Ai është në fillim të karrierës së tij dhe po tërheq vëmendjen, ai është një lojtar i ri që ka shumë të ardhme. Nëse ai vazhdon në këtë linjë rritjeje, do të jetë shumë i suksesshëm në Spanjë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll