Sport

Portugezi Carlos Queiroz nuk është më trajner i Katarit...

Pak më shumë se një muaj para edicionit të ardhshëm të Kupës së Azisë, tekniku portugez u largua nga përzgjedhja e Katarit pas një marrëveshjeje miqësore.

6 Dhjetor 2023, 16:10 Nga DOSJA
Portugezi Carlos Queiroz nuk është më trajner i Katarit...

KATAR - Më pak se një vit pasi nënshkroi një kontratë katërvjeçare me kampionët e Azisë dhe pak më shumë se një muaj para edicionit të ardhshëm të Kupës së Azisë, Carlos Queiroz nuk është më trajner i Katarit. 

“Federata e Futbollit të Katarit njoftoi se mandati I teknikut portugez, si trajner i kombëtares së Katarit ka përfunduar miqësisht me marrëveshje të ndërsjellë mes të dyja palëve ”, thuhet në njoftimin e QFA-së.

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Portugalisë mori detyrën në shkurt nga Félix Sanchez, i cili udhëhoqi Katarin drejt titullit të parë të Kupës së Azisë në vitin 2019. 

Kampionët në fuqi, të cilët do të mbrojnë trofeun në shtëpi në fillim të vitit të ardhshëm (12 janar-10 shkurt), në fazën e grupeve do të përballet me Kinën, Taxhikistanin dhe Libanin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll