Sport

Araujo ka një frakturë në mollëzën e tij: por do të luajë kundër Gironas me maskë...

Qendërmbrojtësi mori një goditje kundër Atléticos

6 Dhjetor 2023, 17:36 Nga DOSJA

Araujo ka një frakturë në mollëzën e tij: por do

SPANJE - Xavi do të mund ta llogarisë Ronald Araujo për ndeshjen kundër Gironas. Mbrojtësi uruguajan e përfundoi ndeshjen kundër Atlético Madridit me një frakturë në mollëza, por ky dëmtim nuk do ta pengojë atë që të jetë në ndeshjen e së dielës së ardhshme në stadiumin “Olimpik”. Por ai do ta bëjë këtë, sipas planeve me të cilat klubi po punon sot, të mërkurën, me një maskë mbrojtëse.

Araujo ka pësuar një frakturë në mollëzën e tij, pas një sfide ndaj skuadrës së Simeones në ndeshjen e fundit të La Ligës, siç raporton ”Sport”. Por ky ‘dëmtim’, i ndodhur në një përplasje me Marcos Llorente, nuk e pengon atë të stërvitet apo të jetë në dispozicion të Xavit për ndeshjen e rëndësishme të së dielës së ardhshme kundër Gironas së Míchel-it, e cila është bashkudhëheq renditjen me Realin me nga 38 pikë, 4 më shumë se Barça. 

Araujo ka një frakturë në mollëzën e tij: por do

Për momentin, uruguajani nuk do t'i nënshtrohet një operacioni dhe synimi është që ai të luajë me maskë. Shumë lojtarë e kanë veshur tashmë më parë, njëri prej tyre Carles Puyol, i cili e mbajti mbrojtjen në disa raste gjatë karrierës së tij.

Prandaj, ish-mesfushori i Terrassa do të ketë një njeri themelor në praparojën e tij, të cilin e alternon mes mbrojtësit të mesëm dhe mbrojtësit të djathtë. Ka marrë pjesë në 13 ndeshje, 8 në boshtin e mbrojtjes dhe 5 në krah. Araujo është edhe një nga kapitenët e ekipit katalanas.

Trajneri nga Terrassa ka tashmë mungesat e konfirmuara të Ter Stegen, Gavi dhe Iñigo Martínez. Marcos Alonso nuk luajti kundër Atlético Madridit për shkak të shqetësimit, por gjithçka tregon se ai do të jetë në dispozicion të Xavit ndaj Girona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2023, 17:09

Deco i shkel syrin Savinhos…

SPANJE - Barcelona po e ndjek nga afër Savinhon. Lojtari i Gironas, rivali i katalanasve këtë të dielë, &...