Sport

Edhe Kurt Zouma viktimë! Grabitja e shtatë në shtëpitë e një futbollisti të Premier League, në dy vitet e fundit…

Mbrojtësi francez i West Ham, Kurt Zouma dhe familja e tij patën një moment të tmerrshëm të shtunën mbrëma, Zouma është lojtari i 7-të i Premier League që grabitet në dy vitet e fundit.

6 Dhjetor 2023, 12:35 Nga DOSJA

Edhe Kurt Zouma viktimë! Grabitja e shtatë në shtëpitë

ANGLI - Mungesa e Kurt Zouma në barazimin e West Ham me Crystal Palace të dielën befasoi shumë, pasi ai mund të mos ketë luajtur asnjë minutë në Europa League, por në Premier League ai është një lojtar kyç dhe i pazëvendësueshëm.

West Ham ia atribuoi mungesën e tij “arsyeve personale”, pa elaboruar më tej, por siç doli çështja ishte shumë serioze. Dhe kjo sepse të shtunën në mbrëmje, ai dhe familja e tij (gruaja dhe katër fëmijët) përjetuan një përvojë të tmerrshme, kur ranë viktimë e një grabitjeje të pacipë.

Personat me kapuç të armatosur iu shmangën lehtësisht personave të sigurimit privat të punësuar nga banorët e pasur të kësaj lagjeje të veçantë të Essex, hynë në shtëpinë ku ndodhej futbollisti, gruaja dhe fëmijët e tij dhe u larguan me plaçkë që kap një vlerë shumë të madhe!

Ngjarja e pabesueshme është bërë publike nga West Ham, me një deklaratë në të cilën bën me dije se ofron një shpërblim prej 25 mijë paund për këdo që jep informacion që do të çojë në arrestimin e autorëve.

“Shtëpia e Kurtit është grabitur të shtunën, ndërsa e gjithë familja e tij ishte në shtëpi.  Ndërsa fatmirësisht askush nuk u lëndua, ishte një përvojë traumatike për mbrojtësin e West Ham United, gruan e tij dhe familjen e tyre të re.

Hajdutët morën sende me vlerë të konsiderueshme dhe me rëndësi të madhe personale dhe emocionale për familjen”.

Policia tha se ishte një punë profesionale me Zouma në kërkim të një shtëpie të re për të strehuar familjen e tij, por francezi me përvojë nuk është futbollisti i parë që vihet në shënjestër të grabitësve.

Në dy vitet e fundit janë regjistruar gjithsej 6 grabitje në shtëpitë e futbollistëve të Premier League! Në dhjetor 2021, atëherë mbrojtësi i Manchester Cytit, Joao Cancelo, u përball me katër grabitës, që e rrahën në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll