Sport

E frikshme / Tifozët kërcënojnë futbollistët me vdekje, duke i dërguar qese kufomash me fotot e tyre!

Tifozët kanë dashur të... shkundin futbollistët dhe e kanë bërë në mënyrë shumë ekstreme. Konkretisht, ata dërguan çanta kufomash, ku mbi to ishin fotot e futbollistëve dhe pjesëtarëve të ekipit teknik.

6 Dhjetor 2023, 17:15 Nga DOSJA
E frikshme / Tifozët kërcënojnë futbollistët me vdekje,

BRAZIL - Skena të paimagjinueshme me tifozët e Bahia në Brazil që kërcënojnë me vdekje lojtarët e ekipit në rast të rënies nga kategoria.

Skuadra nga Salvadori është në zonën e rënies, një ndeshje para finales. Tifozët kanë dashur të... shkundin futbollistët dhe e kanë bërë në mënyrë shumë ekstreme. Konkretisht, ata dërguan çanta kufomash, ku mbi to ishin fotot e futbollistëve dhe pjesëtarëve të ekipit teknik.

Bahia, e cila mirëpret vendin e dytë Atlético Mineiro, sigurisht që nuk e mban fatin në duart e saj. Përveç fitores së saj, ajo kërkon edhe një “gabim” nga Santos dhe Vasco Da Gama, që janë mbi të, përkatësisht +2 dhe +1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2023, 17:09

Deco i shkel syrin Savinhos…

SPANJE - Barcelona po e ndjek nga afër Savinhon. Lojtari i Gironas, rivali i katalanasve këtë të dielë, &...