Sport

Spalletti tregon planin "B" të Italisë: "Unë nuk i vendos kufij kësaj skuadre"...

Trajneri italian beson në rivlerësimin e titullit të fituar në “Wembley”, kundër Anglisë, në vitin 2021

6 Dhjetor 2023, 12:09 Nga DOSJA

Spalletti tregon planin "B" të Italisë: "Unë nuk i

ITALI - Gjithçka është e mundur për Italinë në “Euro 2024”, një kompeticion që do të zhvillohet verën e ardhshme, në Gjermani, dhe në të cilin skuadra transalpine do të mbrojë titullin e fituar në “Euro 2020” (luajtur në 2021 për shkak të pandemisë), garanton Luciano Spalletti.

Në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”, ish-trajneri i Napolit beson se ka mjaft talent në kombëtare për të ëndërruar fitimin e titullit.

“Ne kemi shumë lojtarë që mund të përparojnë në Euro. Scalvini, Udogie, Scamacca, në pjesën e përparme kemi Retegui, Raspadori, Kean dhe shumë më tepër se sa njerëzit mund të mendojnë. Dua që lojtarët e mi të besojnë, ta ndjejnë atë përgjegjësi dhe të dëshmojnë se ne jemi të aftë të bëjmë histori. 

Duhet t'u kthejmë italianëve të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që na japin, duam që vendi të festojë sërish”,- tha Spalletti, duke njohur, megjithatë, një mision të mprehtë, pikërisht në fazën e grupeve, ku italianët do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë.

“Sigurisht që tre skuadrat e tjera nuk do të ishin të lumtura për t’u përballur me Italinë nga vazoja e katërt. Fatkeqësisht, ne e dinim se kjo mund të ndodhte. Është një grup shumë i fortë, por nuk i vë kufi këtij ekipi”, shtoi trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll